Flash News

KRYESORE

Punimet/ Devijohet trafiku në këto akse të Tiranës

Punimet/ Devijohet trafiku në këto akse të Tiranës

Për shkak të punimeve që do të kryhen, duke filluar nga nesër, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se do të devijohen trafiku në aksin Mbikalimi Kasharit – Rinas, në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.

Njoftim për median dhe opinionin publik

Duke filluar nga nesër, datë 23.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin "Mbikalimi Kasharit - Rinas" në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.

Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve.

Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Poloicisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë "Geci", si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.

Të fundit