Flash News

KRYESORE

Punimet në rrjet, zonat pa energji elektrike në Tiranë

Punimet në rrjet, zonat pa energji elektrike në Tiranë

Disa zona në Tiranë do të jenë sot pa energji elektrike. Njoftimin e ka bërë OSHEE teksa thotë se në kuadër të investimit për ndërtimin e rrjetit 20 kV, sot do të punohet në disa kabina të fiderave të nstacionit Rajonal.

“Gjatë intervalit kohor 09:00-13:00, do të stakohet energjia elektrike në fiderin 247 e nstacionit Dinamo.

Pa energji do të jenë: Zona pranë shinave të Trenit, Zona te 2000 Apartamentet, Rr. “Vangjel Noti”, Zona pranë Ish-kombinatit “Josif Pashko”.

Ndërsa fideri 241 do të stakohet gjatë intervalit të kohës 12:00-15:00 duke lënë pa energji rrugën “Jordan Misja” pjesërisht dhe zonën e ish-Uzinës “Dinamo””, njofton Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

Të fundit