Flash News

KRYESORE

Punimet te ‘Qemal Stafa’, kulla merr përparësi mbi stadiumin (FOTOT)

Ka mbetur edhe më pak se një vit nga data kur parashikohet të inaugurohet stadiumi i ri ‘Arena Kombëtare’ dhe zyrtarët e FSHF-së janë shprehur më herët të kënaqur me ecurinë e punimeve.

Situata në terren tregon se kulla disa katëshe, pjesë projektit të stadiumit të ri, ka marrë përparësi mbi pjesët e tjera të kompleksit. Gjysma e kullës pothuajse ka përfunduar, ndërkohë sa i përket stadiumit janë ndërtuar shkallët ku do të ngjiten tifozët.

Përveç kullës që tashmë ka marrë formën përfundimtare dhe shumë shpejtë do jetë e përfunduar, pjesa tjetër nuk ngjan ende si stadium.

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka kanë deklaruar se stadiumi do të jetë gati më 1 shtator të 2018-ës.

Të fundit