Flash News

KRYESORE

Punonjësi i shërbimit inteligjent në Prishtinë vret kolegun me armë zjarri

Punonjësi i shërbimit inteligjent në Prishtinë vret kolegun

Një agjent i shërbimit inteligjent ka vrarë me armë zjarri kolegun e tij mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Agjencia Kosovare Inteligjencës ka konfirmuar se viktima në fjalë ishte punëtor i shërbimit dhe se ndërroi jetë në QKUK pasi nuk arriti t’i rezistojë plagëve të marra.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e AKI.

Nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Të fundit