Flash News

KRYESORE

Punonjësi i “Twitter” në ditën e fundit të punës vendos të çaktivizojë llogarinë e... Donald Trump

Punonjësi i “Twitter” në ditën e fundit të

Një i punësuar në “Twitter”, pas largimit nga puna, u argëtua duke çaktivizuar dje llogarinë e presidentit amerikan Donald Trump, që u riaktivizua menjëherë vetëm brenda pak minutash, njoftoi rrjeti social.

Rreth orës 19:00 (23:00 GMT), vizitorët e llogarisë “@realDonaldTrump” lexuan mesazhin “Kjo faqe nuk ekziston”, raporton Ata.

Fillimisht “Twitter” kishte njoftuar se llogaria e Donald Trump ishte çaktivizuar nga pakujdesia për shkak të një gabimi të kryer nga një punonjës i rrjetit social.

“Sot në mëngjes, llogaria @realDonaldTrump ishte çaktivizuar nga pakujdesia për shkak të një gabimi njerëzor të kryer nga një punonjës i Twitter”, kishte njoftuar kompania.

“Llogaria ishte bllokuar për 11 minuta dhe më pas u riaktivizua”, thuhej në këtë mesazh, ku theksohej se një hetim i brendshëm kishte filluar dhe masat e nevojshme që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen ishin marrë.

“Kemi zbuluar nëpërmjet hetimit tonë se kjo ndërprerje ishte shkaktuar nga një punonjës i Twitter që e kishte bërë këtë gjatë ditës së fundit të punës”, kishte njoftuar më pas kompania.

Nga ana tjetër Donald Trump nuk është shprehur për këtë shkëputje të shkurtër.

Të fundit