Flash News

KRYESORE

Punonjësja refuzon ti tregojë pagën, Rama e vë në siklet

Punonjësja refuzon ti tregojë pagën, Rama e vë në

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një prej të rejave të punësuar rishtazi e cili refuzoi të bënte publike pagën.

Insistimit të Ramës, e reja ju përgjigj duke i thënë se është çështje personale ndërkohë që në ndihmë kryeministrit i erdhi dikush nga salla.

“Prandaj nuk e thotë se merr 700 mijë”, u shpreh Rama.

Replikat e Ramës me punonjësen

Rama: Çfarë pune bën konkretisht këtu?

Planifikuese.

Sa e ke rrogën?

Duhet thënë patjetër?

Duhet ta thuash patjetër, si jo? Rrogat i keni të deklaruara.

I kemi por kjo është pak çështje personale. Sekret nuk është po mund ta them individualisht.

Pse individualisht?

S’ka shumë kuptim kështu, gjithë dynjaja.

Nuk thuhen rrogat? Kështu është rregulli, nuk thuhen?

Le ta thonë personat përgjegjës, unë nuk po e them

Hajde thuaj se e ka rrogën. 700 mijë? Prandaj nuk e thotë se merr 700 mijë.

Hajde këtu ti si puna ime me këmishën si puna ime, jashtë pantallonave, hajde!

Në këtë kompani mbaj pozicionin e teknikut të projekteve, merrmi me ndërtimin e mostrave të para të çdo produkti.

Kur e ke filluar punën?

Unë kam katër muaj në këtë kompani.

Për çfarë je shkolluar?

Inxhinieri elektrike, këtë vit sapo përfundova dhe mundësia e punësimit mu ofrua.

Po rrogën?

540

Mirë s’qenka keq

 

 

Të fundit