Flash News

KRYESORE

Punonte në një pallat në ndërtim, gjendet i pajetë 39-vjeçari; dyshimet e para

Punonte në një pallat në ndërtim, gjendet i pajetë

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një zonë ndërtimi në Tiranë. Mësohet se, viktima ishte punëtor në një pallat në ndërtim, në zonën e “Medresesë”. Nga hetimet, paraprake policia bën me dije se, shkaku i vdekjes së 39-vjeçarit është kontakti me rrymën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 19.08.2020, rreth orës 09:18, tek “Medreseja”, në një pallat në ndërtim është gjetur pa shënja jete, punetori shtetasi A.B., 39 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymen elektrike.

Të fundit