Flash News

KRYESORE

Punonte për mirëmbajtjen e rrugës, humb jetën 24-vjeçari në Librazhd

Punonte për mirëmbajtjen e rrugës, humb jetën

Policia bën me dije se një i ri ka humbur jetën në Librazhd, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se 24-vjeçari D.L., banues në Pogradec, punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ka mbërritur në spital pa shenja jete.

“Në spitalin e Librazhdit është dërguar pa shenja jete shtetasi D.L., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ku gjatë punës në fshatin Xhyre, Librazhd, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen”, deklaron zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Të fundit