Flash News

KRYESORE

Punonte si roje në Athinë. Masakrohet në krye të detyrës shqiptari

Punonte si roje në Athinë. Masakrohet në krye të

Një shqiptar 51 vjeçar është masakruar me levë teksa ishte në krye të detyrës, si roje nate në një kompani greke në Athinë.

Ka qenë ora 2:30 e natës ku një bandë hajdutësh, pasi kanë thyer bandat e kompanisë greke në Kordhialo, e kanë lidhur shqiptarin dhe e kanë goditur disa herë në kokë. Në çastet e fundit para se të sulmohej barbarisht, 51 vjeçari ka telefonuar të bijën, e cila ka qenë e para që ka nxituar në vendin e ngjarjes, duke e gjetur babain në çastet e fundit të jetës.

E bija ka telefonuar menjëherë policinë, por 51 vjeçari shqiptar nuk ka arritur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë me të mbërritur në spital. Policia ka deklaruar se sende që hajdutët arritën të merrnin kanë qenë të një vlere fare të vogël. Hetimet vazhdojnë.

Të fundit