Pushimet e ish-kryeministrit, Fatos Nano në timon përshëndetet nga kalimtarët, Xhoana ‘me kokë’ në bagazh

‘Maserati’ i ish-kryeministrit Fatos Nano, kishte ndaluar këtë të shtunë në Iliras, ndërsa gruaja e tij, Xhoana Nano, zbriti nga makina. Fotot e saj, ndërsa merrte sende personale nga bagazhi, që u publikuan nga ‘Dritare’, janë bërë nga banorë të zonës, shumë të rrahur nga makinat që shkojnë në Sarandë apo Greqi, këtë mesgushti. Me siguri edhe çifti kishte bërë të njëjtën gjë dhe tani po kthehej në Tiranë. Në timon ishte ish kryeministri i cili qëndroi në pritje, derisa e shoqja mbaroi punë. Çifti do të dukej krejt i zakonshëm, nëse nuk do të dallohej menjëhere se në timon ishte Nano e të nisnin boritë përshëndetëse të makinave që kaluan atë cast.