Flash News

KRYESORE

Pushimi nga puna i gazetares Pejane Elezi? Reagon Berisha: Ishte duke dansuar me shoqe

Pushimi nga puna i gazetares Pejane Elezi? Reagon Berisha: Ishte duke dansuar me

Për shkarkimin e shumëpërfolur nga puna të gazetarës së TVSH, Pejane Elezi, ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha ka hedhur një lumë akuzash për nëndrejtorin e RTVSH, Thoma Gëllçi.

“Ndodh dhe kjo ne Narkoshtetin e Norieges?

Gellçi i droges pezullon gazetaren Elezi sepse po kercente me shoqerine e vet pas fitores se Skenderbeut ndaj Partizanit!

Te dashur miq, ish xhelati i fjales se lire ne diktaturen hoxhiste, narkodrejtori i RTVSH, Gellçi me lidhje te shumllojta me Olsin dhe vellain e tij Noriegen, ka pezulluar nga puna me urdher nga lart gazetaren e TVSH, Pejane Elezi sepse ajo eshte pare e filmuar ne nje lokal duke dansuar me shoqe te veta pas fitores se ekipit te Skenderbeut ndaj ekipit te Partizanit dhe kjo gje ka zemeruar shume Noriegen dhe vellaçko Olsin.

Ky eshte nje akt jashtezakonisht i rende, qe nuk mund te ndodhe kurre ne nje vend te lire por ndodhe ne Narkoshtetin e Norieges.

I bej thirrje gazetareve te RTSH por dhe te gjitha mediave te solidarizohen me kolegen e tyre dhe te denojne aktin hakmarres primitiv te narkodrejtorit Gellçi, Norieges dhe Olsit te tij!”, shkruan Berisha në facebook.

Mirëpo gazetarja e sportit në “rtsh”, Pejane Elezi, ka reaguar lidhur me pezullimin e saj nga puna për videon e shpërndarë ku ajo së bashku me dy kolege shfaqeshin duke kërcyer me disa lojtarë të Skënderbeut pas fitores kundër Partizanit.

“Sa i përket videos që qarkullon në portale, po ju them se ne nuk kishim asnjë lidhje me festën e Skënderbeut pas fitores me Partizanin. Kam qenë aty me miqtë e mi dhe kolegë, por nuk kam asnjë lidhje me Skënderbeun. Rastisi që në të njëjtin ambient të ishin edhe pjesëtarë të klubit të Skënderbeut, por kjo nuk do të thotë aspak se kemii qenë së bashku me ta. Gjithnjë e kam bërë detyrën time me profesionalizëm dhe nuk lejoj askënd që të më cenojë në këtë pikë”, deklaroi Elezi për “Panorama Sport”.

 

Të fundit