Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pushkatimi i deputetëve shqiptarë, Basha e thotë hapur: Sot ndihem i turpëruar që jam pjesë e këtij Kuvendi!
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme, në seancën përkujtimore për deputetët e vrarë 70 vite më parë, është shprehur se ndihet i turpëruar që është pjesë e Kuvendit, që sot ka në krye Gramoz Ruçin, që sipas tij është “njëri prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau dhe dhunoi shqiptarët që donin lirinë dhe dinjitetin e njeriut”.
“Historia e dhimbshme e diktaturës nuk duhet të përsëritet kurrë më. Ne duhet ta ndalojmë me çdo kusht dhe çdo çmim një mundësi të tillë”, u shpreh ndër të tjera Basha gjatë fjalës së tij.
Fjala e Plotë e Lulzim Bashës:
Të nderuar familjarë të deputetëve të martirizuar 70 vite më parë, të grupit të elitës intelektuale, bashkëvuajtës të tyre.
Të nderuar anëtarë dhe drejtues të shoqatave të përndjekurve politikë, shkëlqesi ambasadorë, zonja dhe zotërinj, anëtarë të Kuvendit.
70 vjet më parë regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës pushkatoi grupin e deputetëve të fundit opozitarë që kishin mbetur në këtë sallë. I vrau sepse mendonin ndryshe, i vrau sepse nuk u pajtuan me komunizmin, nuk u pajtuan me vdekjen e pluralizmit politik.
Grupi i deputetëve dhe dhjetëra bashkëvuajtës të tyre, ishin të fundit në rradhën e intelektualëve, patriotëve dhe shqiptarëve që i kishin shërbyer me përkushtim dhe mençuri vendit dhe popullit të tyre, por që nuk ju bashkuan klikës së dhunshme komuniste.
Para tyre ishin eleminuar, burgosur, torturuar, ekzekutuar dhe internuar pjesa më e madhe e elitës së kombit. Klerikë, intelektualë, inxhinjerë, ekonomistë, artistë, mjekë, dhe profesionistë të shkëlyqer do t’i pasonin në dekadat e ardhshme.
Të gjithë u dënuan pa gjyq ose me gjyqe farsë të montuara nga prokurorët dhe hetuesit kriminelë. Të gjithë u vranë në emër të popullit nën moton “drejtësia është levë e partisë”.
Eliminimi i deputetëve opozitarë 70 vjet më parë varrosi përfundimisht çdo lloj lirie politike në Shqipëri, çdo lloj lirie mendimi dhe çdo lloj disidence apo mosbindje ndaj regjimit.
Pas tyre salla e të ashtuquajturit Kuvendi Popullor u mbush me kriminelë, injorantë dhe shërbëtorë të bindur të klikës gjakatare që shërbyen vetëm si fasadë e shëmtuar dhe gojëkyqyr të pushtetit personal të Enver Hoxhës.
Pas kësaj, në Shqipëri kishte vetëm një zë, një mendim, një ngjyrë: enverizmi.
Të gjitha institucionet politike dhe shoqërore të vendit, kuvendi, qeveria, organizatat e rinisë, organizatat e gruas, fronti demokratik, media dhe çdo institucion tjetër, pavarësisht prapashtesave popullore apo demokratike, ishin thjesht instrumenta të sundimit të Enver Hoxhës dhe rrethit të tij të ngushtë, përmes propagandës, manipulimit, dhunës dhe terrorit.
Vrasjet, brugosjet, internimet, persekutimet, shpronësimet dhe gjithë dhuna që u ushtrua në fillimet e regjimit komunist dëshmojnë një të vërtetë të madhe e cila vazhdon t’i mbahet e fshehur kësaj shoqëriedhe këtij kombi: komunizmi nuk ishte zgjedhje e lirë e popullit shqiptar por një regjim që u instalua dhe iu imponua popullit me dhunë dhe me gjak dhe që u mbajt me dhunë dhe me gjak.
Kjo dhunë filloi që në ditët e para të ekzistencës së partisë komuniste të drejtuar nga Enver Hoxha dhe antishqiptarët jugosllavë Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, vazhdoi gjatë gjithë luftës kundër fashizmit dhe nazizmit u bë masive menjëherë pas ardhjes në pushtet të Enver Hoxhës dhe klikës së tij, vazhdoi pandërprerë gjatë gjithë sundimit enverist në Shqipëri.
Vrasjet, brugosjet, internimet, shpronësimet dhe persekutimi tregojnë gjithashtu një të vërtetë sa ironike aq dhe domethënëse: të ashtuquajturat ideale socialiste ishin thjesht dhe vetëm preteksti për pushtetin personal të Enver Hoxhës.
Pushteti i Enver Hoxhës ishte një pushtet personal dhe gjakatar, ideologjitë që ai përqafoi ishin vetëm instrumenti për mbajtjen e këtij pushteti. Kjo është arsyeja që dhuna e tij nuk kurseu askënd, as ata që luftuan me ndershmëri dhe idealizëm në rradhët e ushtrisë partizane. Disa nga deputetët e pushkatuar qenë të tillë, por kontributi i tyre në luftë në krah të komunistëve nuk i shpëtoi dot nga eliminimi.
Të gjithë diktaturat në thelb janë pushtete personale që përdorin ideologjitë dhe kauzat e mëdha si instrumente.
Të njejtën gjë bëjnë të gjitha autokracitë, të reja dhe të vjetra, që maskohen pas populizmit, pseudonacionalizmit, patriotizmit të rremë, të mirës së popullit.
Ky është mësimi që duhet të nxjerrim nga e shkuara komuniste. Ky është detyrimi që jetët e flijuara të patriotëve dhe martirëve të vërtetë shqiptarë si dhe gjithë viktimave të pafajshme të komunzimit të mos kenë shkuar kot.
Sot unë ndjej dhimbje sepse e di se ceremonia e sotme dhe fjalët që po fliten nga kjo sallë janë për shumë shqiptarë hera e parë, në veçanti për ata të rinj që dëgjojnë konkretisht për krimet dhe të vërtetat e dhimbshme të komunizmit.
Sot unë ndjehem fajtor, si deputet, si politikan, si kryetar i Partisë Demokratike dhe si qytetar, që ne nuk kemi bërë shumëçka për gati tre dekada për të dënuar krimet e komunizmit, për të dënuar mentalitetin dhe praktikën komuniste dhe dikatatoriale, për të penguar eskponentët e lartë komunistë dhe autorët e krimeve të komunizmit që të mos ndikojnë më jetën politike dhe shoqërore në vend.
70 vjet pas vrasjes së deputetëve unë ndjehem i turpëruar që jam pjesë e një kuvendi i cili drejtohet nga njëri prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau dhe dhunoi shqiptarët që donin lirinë dhe dinjitetin e njeriut.
Ndjehem i trishtuar që 27 vjet pas rënies së komunizmit ky vend ende vazhdon të ketë në krye të institucioneve njerëz të edukuar dhe stërvitur me mësimet e Enver Hoxhës dhe të ushtruar me frymën dhe praktikën enveriste.
Jam po aq i dëshpëruar që pas 70 vjetësh Kuvendi i sotëm ka njerëz që nuk kanë as ngjashmërinë më të vogël me martirët e demokracisë shqiptare dhe janë vite-dritë larg tyre për nga karakteri dhe integriteti njerëzor, për nga formimi intelektual, për nga aftësitë dhe kontributi profesional dhe mbi të gjitha për nga aftësia për ta dashur pa kushte vendin dhe bashkëqytetarët e tyre.
Ky është dështim, dështimi ynë, i gjithë shoqërisë sonë, i politikës dhe intelektualëve të ndershëm të këtij vendi.
Së fundmi, jam i hidhëruar dhe i revoltuar që me paratë e taksapaguesve shqiptarëvë këto katër vite infrastruktura çnjerëzore e Sigurimit të Shtetit dhe e aparatit të dhunës së komunizmit është kthyer në tërheqje turistike duke u trajtuar si diçka argëtuese, ndërkohë që nuk ka asnjë monument dhe përkujtimore për viktimat e komunizmit dhe vuajtjet e tyre.
Ndaj sot, dua të zotohem që së bashku me Partinë Demokratike të punojmë që kjo të ndryshojë. E ka ende shumë që ne mund të bëjmë.
Së pari, duhet të gjejmë dhe të identifikojmë të gjitha eshtrat e viktimave të komunizmit ende të pazbuluara.
Së dyti, duhet të nderojmë emrat dhe kontributin e të gjithë martirëve të vërtetë të demokracisë dhe pluralizmit shqiptar. Ne duhet t’i kujtojmë ata, duhet të rrëfejmë jetën e tyre, sakrificat e tyre, tragjeditë e tyre, që janë akte të tragjedisë sonë të kobshme kombëtare nën diktaturën e Enver Hoxhës.
Së treti ne duhet të tregojmë krimet e komunizmit dhe historinë tragjike se si një popull i tërë ra në kthetrat e përgjakura të komunizmit dhe iu nënshtrua atij për gati pesë dekada.
Së katërti, duhet t’u presim rrugën një herë e mirë të paktën drejtuesve të lartë komunistë nga drejtimi i vendit.
Së pesti, të ndalojmë festimin në publik të shenjave, simboleve dhe figurës së Enver Hoxhës dhe figurave të tjera gjakatare të regjimit të tij.
Ne do t’i prezantojmë Kuvendit akte konkrete për përmbushjen e këtyre objektivave.
Jo vetëm ligje dhe amendamente por do të kërkojmë që nisur nga buxheti i vitit të ardhshëm të përfshihet një fond për studimin, hulumtimin dhe botimin e historive kriminale të komunizimit dhe të viktimave të tij.
Është koha të sjellim zërat dhe jetët e atyre që luftuan për liri dhe demokraci kundër komunizmit në çdo shkollë, në çdo klasë dhe në çdo bankë të nxënësve shqiptarë.
Eshtë koha të nxisim studiuesit dhe intelektualët që të punojnë për zbardhjen e historisë së zezë të komunizmit në mënyrë që ajo të na bëhet reflektim për ne dhe për brezat e ardhshëm.
Historia e dhimbshme e diktaturës nuk duhet të përsëritet kurrë më. Ne duhet ta ndalojmë me çdo kusht dhe çdo çmim një mundësi të tillë.
Mirënjohje përjetë martirëve të diktaturës gjakatare.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38