Pushuan çështjen e lobimit rus, Balla paralajmëron gjykatësit: Kush mendon se mbyllet këtu e ka gabim

/r/n/r/nHead of SP Parliamentary Group Taulant Balla, speaks for the reporters after leaving Tirana's Court after the first session of the trial between him and the DP leader Lulzim Basha.

Pasi vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes ndaj kreut Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit ka ardhur dhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Duke e cilësuar si një teatër të turpshëm vendimin e Gjykatës, Balla bën me faj “prokurorin dhe gjyqtarin që nuk e ka kaluar vettingun”.

Ai shton më tej se gjykata zbatoi parimin kap ça të kapësh.

Më tej ai thotë se kjo çështje nuk mund të mbyllet kështu ndaj, rikthimi i çështjes për hetim të plotë dhe apelimi janë sipas tij e vetmja rrugë.