Flash News

KRYESORE

Pushuesi 41-vjeçar nga Tirana mbytet në plazhin e Gjeneralit

Pushuesi 41-vjeçar nga Tirana mbytet në plazhin e Gjeneralit

Një 41-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në plazhin e Gjeneralit. Policia e Shtetit ka bërë me dije se pushuesi është mbytur në det pasditen e së shtunës në zonën e plazhit të Gjeneralit në Kavajë.

41-vjeçari nga Tirana E.M. kishte hyrë për t’u larë në det, por fatkeqësisht nuk ia ka arritur të dalë prej aty.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të mbytjes.

 

Të fundit