Flash News

KRYESORE

Pushuesi tregon si shpëtoi pronarin e lokalit në Velipojë

Pushuesi tregon si shpëtoi pronarin e lokalit në Velipojë

Forca e shpërthimit nga rrjedhja e gazit nga cisterna 1 mijë litërshe e gazit që ndodhej e instaluar poshtë lokalit ka bërë që Besnik Zenuni, 55 vjeç ti hidhte jashtë.

“Ishte i shtrirë në tokë dhe e mora dhe e zhvendosa disa metra më tej. Mora në lokal disa shishe me ujë dhe ia hodha në kry e në qafë sepse nuk po merrte frymë fare. Më pas filloi të merrte frymë.  Më pas erdhi një infermiere”-shprehet pushuesi i cili u gjen i pari pranë55 vjeçarit

55 vjeçari është transportuar me ambulancë fillimisht drejt spitalit të Shkodrës dhe më pas me urgjencë drejt Tiranës. Mjekët thonë se gjëndja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.

Vala e shpërthimit ka qënë e fuqishme dhe la të plagosur në gjendje kritike për jetën pronarin 55 vjeçar Besnik Zenuni dhe djalin e tij Hektor Zenuni 33 vjeç të cilët u dërguan me helikopter në Tiranë për mjekim me të specializuar, pasi kanë djegie në të gjithë trupin.

Gjithashtu u plagos 19 vjeçarja kosovare me Saida Spahija, e cila mësohet se ka punuar në banak dhe u asfiksua si pasojë e nderhyrjes në vendngjarje ndihmës mjekia e qendres shendetesore Velipojë, Vjollca Voci.

Të fundit