Flash News

KRYESORE

Puthje dhe përqafime në ashensor, i dashuri i Lori Hoxhës publikon foton romantike

Lori Hoxha dhe i dashuri i saj, Vis Bajraktari janë një nga çiftet më të përfolura të shoëbizz-it shqiptar. Ata nuk publikojnë shpesh foto nga jeta e tyre private,  për ta mbajtur larg nga mediat.

Megjithatë, këtë rregull duket se e ka thyer paksa Visi, i cili së fundmi ka publikuar një foto në një moment romantik me të dashurën e tij, një nga trashëgimtarët e Top Medias, Lori Hoxhën.

Siç duket edhe nga foto, ata shfaqen duke u përqafuar, ndërsa Lori i dhuron një puthje në faqe. Foto është shkrepur nga pasqyrat e një ashensori dhe është publikuar nga Visi në  “SnapChat”.

Të dy të rinjtë vazhdojnë të jenë të lidhur prej disa vitesh, ndërsa duket se dashuria e tyre është më e konsoliduar se kurrë.

Të fundit