Flash News

KRYESORE

Putin më 4 prill në Turqi, takohet me Erdogan dhe Rohan

Putin më 4 prill në Turqi, takohet me Erdogan dhe Rohan

Pas pak ditësh presidenti rus, Vladimir Putin pritet të “zbarkojë” në Turqi, ku do të marrë pjesë në samitin për bisedimet për paqe në Siri.

Në kuadër të kësaj vizite, pritet që një ditë para samitit, pra më 4 prill, Putin të takohet edhe me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe atë të Iranit, Hassan Rohani.

Sipas mediave vendase,  Putin dhe Erdogan mendohet se do të diskutojnë mes tyre edhe për bashkëpunim Turqi-Rusi.

Rusia, Turqia dhe Irani janë të përfshira në luftën në Siri dhe kanë sponsorizuar një seri të bisedimeve të paqes që janë mbajtur në Astana të Kazakistanit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov më 30 mars ka biseduar përmes telefonit me homologun e tij turk, Mevlut Cavusogu dhe kanë disktuar lidhur me takimin Putin-Erdogan.

 

Të fundit