“Putin është klan terrorist”, Gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e shtetasit rus

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot të ekstradojë drejt Rusisë për 34-vjeçarin Rasul Miklajev, i cili akuzohet për terrorizëm. Me kërkesë të autoriteteve ruse, gjykatësi i çështjes, Paulin Cera ka vendosur pro.

Shtetasi rus ka thënë para gjykatësit: “Mos më ekstradoni se më torturojnë sikurse të afërmit e mi. Putini është klan terrorist. Atje do më vrasin”.

Gjyqtari Cera i ka siguruar 34-vjeçarit se nuk do të përballet me tortura në Rusi por me një proces të rregullt gjyqësor ku do të kërkojë të drejtën e tij.

Miklajev hyri në territorin shqiptar si një emigrant illegal duke u shtirur sikur nuk dëgjonte dhe nuk fliste. Por një telefonatë e tij me të afërmit ngriti dyshimin e polilicisë, e cila e vuri nën përgjim dhe zbuloi se ai është në kërkim ndërkombëtar nga Rusia.