Flash News

KRYESORE

Putin surprizon Merkelin, e pret te shkallët me buqetë trëndafilash

Putin surprizon Merkelin, e pret te shkallët me buqetë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka surprizuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ndodhet në Sochi për një vizitë zyrtare. Putin e ka pritur Merkel te shkallët e rezidencës me një buqetë me trëndafila rozë dhe të bardhë. Vetë kancelarja u shfaq e surprizuar nga një veprim i tillë, që mesa duket ka për qëllim të japë një imazh ‘të butë’ të presidentit rus.

Kjo është vizita e parë e Merkel në Rusi, pas asaj të vitit 2014-të, kur Putin i futi në sallë një qen të madh, ndërkohë që njihet frika e kancelares për qentë.

Gjermania dhe Rusia po shkojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve pas krizës në Ukrainë dhe për këtë ka ndikuar gazsjellësi me çmim marramendës, NordStream II, që pritet ta kthejë shtetin e Merkelit në magazinën më të madhe të gazit rus në Evropë.

Të fundit