Flash News

KRYESORE

Putin urdhëron tërheqjen e trupave ruse nga Siria: Shkatërruam terroristët ndërkombëtar

Putin urdhëron tërheqjen e trupave ruse nga Siria: Shkatërruam

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi sot tërheqjen e pjesës më të madhe të kontigjentit ushtarak në Siri, gjatë një vizite të papritur në bazën e Hmeimimit, njoftoi Kremlini në një komunikatë.

“Në rreth dy vjet, forcat e ushtrisë ruse, në bashkëpunim me ushtrinë siriane, kanë shkatërruar në pjesën më të madhe të territorit terroristët ndërkombëtarë. Për këtë arsye, kam marrë vendim të kthej në Rusi pjesën më të madhe të kontigjentit ushtarak rus që ndodhet në Siri”, deklaroi Putin, cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.

Putin, i pritur në bazën ruse të Hmeimimit në Siri nga drejtuesi sirian, Bashar al-Assad, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Choigou dhe kreu i forcave ruse në Siri, gjenerali Sergei Surovikine, nuk përmendi numrin e ushtarëve rusë të mbetur në vend.

“Ju riktheheni fitimtarë në vatrat tuaja, tek të afërmit, prindërit, gratë, fëmijët, miqtë. Atdheu ju pret, miqtë e mi”, shtoi ai, sipas “Interfax”.

“Nëse terroristët ngrenë sërish kokë, atëherë ne do t’i godasim me një forcë të pamëshirshme”, theksoi ai.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë as të vdekurit as të humburit tanë për shkak të luftës kundër terrorizmit, në Siri dhe tek ne, në Rusi”, shtoi Putin.

Të fundit