Flash News

KRYESORE

Putin vizitë në Beograd në janar, do nënshkruhen 20 marrëveshje

Putin vizitë në Beograd në janar, do nënshkruhen 20

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë zyrtare në janar të 2019-ës në Serbi, ka konfirmuar Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

“Përgatitjet për vizitën e presidentit në Serbi vijojnë ende, është planifikuar për në muajin janar”, raportohet të ketë deklaruar Peskov për mediat ruse. Edhe pse nuk ka një datë zyrtare, mendohet se vizita e Vladimir Putinit do të zhvillohet më 17 janar.

Ndërkohë, mediat serbe raportojnë se Putin dhe homologu Aleksandar Vuçiç do të firmosin 20 marrëveshje, gjatë takimit në Beograd. Marrëveshjet do të përfshijnë fushat e energjisë, infrastrukturës dhe inovacionit.

Putin dhe Vuçiç janë takuar edhe më 2 tetor të këtij viti në Moskë.

Të fundit