Flash News

E-TJERA

Pyet Berisha: Ku është kanabisi i korrur, që s'e kemi parë të shkatërrohet?

Pyet Berisha: Ku është kanabisi i korrur, që s'e kemi

Ish-kryeministri Berisha, duke përdorur shifrat qeveritare mbi korrjen e kanabisit nga policia, dhe mungesën e rekordeve zyrtare për shkatërrimin e saj, pyet se çfarë është bërë me të. Sipas tij, nga 10 mijë ton të raportuar si të korrur, diku te 5 ton janë shkatërruar. Ai i referohet edhe 'specialistëve të fushës'. Mbi këtë logjikë, deputeti i PD ngre alarmin për vendet fqinje të cilët i paralajmëron se duhet të bëhen gati për të pritur disa qindra ton kanabis. Berisha thotë se një ngarkesë e madhe droge është në duart e shtetit, dhe janë strukturat e tij që po merren me shpërndarjen.

Postimi i plotë i Berishës:

Te dashur miq, Ediskabari ka deklaruar me dhjetra here se sipas statistikes zyrtare, e cituar kjo edhe ne Raportin vjetor te Departamentit amerikan, policia kanabiste ka shkaterruar kete vit 2,5 milion bime kanabis. Specialistet e fushes me thone se pesha mesatare e nje bime eshte se paku 4-6 kg.

Keshtu, sipas statistikes zyrtare te policise, kete vit ne Shqiperi jane korrur nga policia pra me se paku 10 mije ton kanabis.

Ndonese per shkaterrimin e kanabisit te korrur dhe drogave te tjera ka rregulla te percakuara ligjore qe percaktojne qarte rolin e prokurorit te shtetit per kete proces, qytetaret shqiptare apo dhe partneret e huaj deri sot nuk kane pare as dhe asistuar ne shkaterrimin kete vit qofte dhe te 5 toneve kanabis. Kjo tregon se pari:

- Mbi 10 mije ton kanabis, qe te thara bejne se paku 2500 ton, jane ne duart e policise se shtetit dhe se ato po ngarkohen dite e nate per ne Itali, Greqi, Mal te Zi, Maqedoni dhe Kosove

- ose, ne rast se shifrat reale te bimve te korrura te kanabisit jane 10 here me te vogla, perseri mbeten te zhdukura mbi 1000 ton kanabis te korrur tashme nga korrja jo e 2.5 milione por vetem e 250 mije bimeve. Keshtu qe vendet fqinje duhet te pregatiten edhe per disa qindra ton kanabis nga Ediskobari nga Shqperia! sb

Të fundit