Flash News

KRYESORE

Pyetet për herë të parë për kufijtë në Kosovë, Rama refuzon të përgjigjet

Pyetet për herë të parë për kufijtë në

Kryeministri Edi Rama u pyet për herë të parë për një nga debatet më të ‘nxehta’ të kësaj vere, korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë takimit të Samitit të mbajtur në vilat qeveritare në Durrës me liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama u pyet se cili është komenti i tij lidhur me këtë çështje.

Para Ramës, për këtë pyetje foli komisioneri Johannes Hahn, i cili kërkoi më shumë stabilitet në Rajon dhe asnjë marrëveshje nuk duhet të lejohet të prishë këtë qëndrueshmëri.

“S;jam gati për komente për korrigjimin e kufijve. Takimet mes dy palëve do të vijojnë dhe duhet që mes tyre të zgjidhen konfliktet”, u shpreh Hahn, ndërsa pas tij foli kryeministri Rama i cili nuk preferoi të japë një përgjigje konkrete të tij, por u përgjigj me fjalët e komisionarit duke thënë: Mbështes gjithçka që sapo tha Hahn”.

Të fundit