Flash News

KRYESORE

Pyetet për nipin, Artan Fuga: Nuk e di çfarë pune bën Endri

Pyetet për nipin, Artan Fuga: Nuk e di çfarë pune bën

“Herë-herë dinake, here-herë e zgjuar, herë-herë mjeshtërore, herë-herë e gabuar dhe e dështuar”, kështu e cilëson Artan Fuga mënyrën e komunikimit publik të kryeministrit Rama.

Në emisionin ‘I ftuari’ në A2 CNN, Artan Fuga u pyet edhe për Endri Fugën, nipin e tij, që është drejtor i Komunikimit në Kryeministi. Fuga u shpreh se kurrë nuk ka biseduar për punë me të, madje nuk e di as çfarë pune bën.

“Unë nuk e di. Nuk e di çfarë pune bën dhe nuk kam biseduar kurrë për këtë dhe këtë ua them sinqerisht. Unë vij nga një familje ku prindërit e mi ishin anëtarë partie, komunist dhe gjyshërit e mi ishin në burg si armiq të popullit dhe këtë kushdo mund ta verifikojë. Unë kam pasur xhaxhin të internuar, gjysmën e fisit nuk i kam njohur pasi kanë qenë të internuar. Erdhi ’90-ta dhe ne kemi marrëdhënie njerëzore. Familja nuk është një vend i politikës. Sot kjo Shqipëri është e qëndrueshme, por është familja që i mban”, perfundoi Fuga.

Pedagogu Fuga për ‘opozitën e re’: Parlamenti, nga spektakël në tragjedi

Të fundit