Flash News

KRYESORE

Pyetet për situatën te “Unaza e Re”, regjia ndërpret lidhjen e Ramës

Pyetet për situatën te “Unaza e Re”, regjia ndërpret

Kryeministri Edi Rama nga Kosova është lidhur drejtpërdrejtë me emisionin “Open” të Eni Vasilit ku është pyetur për deklaratat e tij bërë në mbledhjen e dy qeverive.

I pyetur për situatën në të cilën ndodhen banorët e “Unazës së Re”, Kryeministri Rama devijoi përgjigjen duke debatuar me tone të ashpra me analistin Tomorr Alizoti.

Por në momentin që insistoi sërish Eni Vasili, regjia në Kosovë ndërpreu lidhjen. Nuk dihet nëse ishte e qëllimshme apo një defekt, por lidhja nuk u mundësua më në vijim.

Të fundit