Flash News

KRYESORE

Pyetet pse u anuluan 4 vende vakante pas publikimit në DAP, Rama-studentes: Sorry!

Pyetet pse u anuluan 4 vende vakante pas publikimit në DAP, Rama-studentes:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët, lidhur ‘Programin Kombëtar të Praktikave të Punës’.

Ndër pyetjet e drejtuara panelit, përfshirë kryeministrin dhe ministren e Arsimit, Besa Shahini, Rama u pyet nga një studente se si ka mundësi që një njoftim për 4 vende vakante pune në Shkodër, u publikuan në DAP dhe më pas aplikuesit ishin njoftuar përmes email-it se mundësia është anuluar.

“Në Shkodër u hapën 4 vende vakante pune, pasi unë kam studiuar për Veterinari. Pasi na vjen emali për provim, njoftohemi me një të dytë se testi shtyhet, më pas nuk u zhvillua. Pse ndodh kjo”, pyet studentja.

Rama i përgjigjet se vendet vakante janë shpallur vetëm për studentët ekselentë.

“Arsyeja mund të jetë edhe teknike, por vendet vakante janë në dispozicion të atyre që mbarojnë me 9-ta dhe 10-ta. Ato katër vende do zihen nga ata me 9 dhe 10. Sorry nëse nuk je nga ata”, u shpreh Rama.

Të fundit