Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Pyetja e gazetares së ‘Financial Times’ që Mogherini nuk i dha dot përgjigje: Si do i bindni Francën dhe Gjermaninë për krimin e organizuar shqiptar?
Në prezantimin e progres-raportit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ka patur edhe nga ata gazetarë që kanë pyetur përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, për disa nga problemet në vendin tonë.
Gazetarja e ‘Financial Times’ i është drejtuar Mogherinit dhe Johannes Hahn me këto fjalë: “A mund t’ju pyes të dyve, si planifikoni t’i bindni Këshillin dhe shtetet anëtare, sidomos shtetet e mëdha anëtare si Franca dhe Gjermania që janë të shqetësuar sa i takon nivelit të krimit të organizuar dhe çështje të tjera të ristrukturimit të Shqipërisë dhe cila do të jetë strategjia juaj më tej?”
Mogherini nuk dha një përgjigje konkrete, megjithatë, sqaroi se propozimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë është bërë për të inkurajuar vendin për të vijuar rrugën e reformave.
”Nuk i takon komisionit të bindë Këshillin dhe shtetet që e përbëjnë. Por si e tha edhe komisioneri Hahn, dokumenti që kemi miratuar sot si kolegj i KE tregon në mënyrë faktike dhe kritike, situatën si është, si ka qenë, rekomandimet për përmirësime dhe rezultatet, unë nuk hyj në hollësi për vende. Vendimi që morëm për ti rekomanduar këshillit bazohen në vlerësime rigoroze të progresit të bërë. Vendimi është inkurajim për këto vende që të vijojnë në rrugëtimin e reformave, ruajtja dhe thellimi do të jetë thelbësore, ne pranojmë që rekomandimet janë ndjekur dhe kjo është faktike dhe i takon 28 shteteve që të vlerësojnë faktet tona dhe të marrin vendimin e tyre”, është shprehur ajo.