Flash News

KRYESORE

Pyetja e Papa Françeskut që u keqkuptua nga të gjithë, çfarë i tha ai Melania Trump

Pyetja e Papa Françeskut që u keqkuptua nga të gjithë,

Papa Françesku kërkoi të dinte se a i kishte shërbyer Melania Trump bashkëshortit të saj president potica, një ëmbëlsirë popullore sllovene, por që nga të gjithë të pranishmit u nënkuptua si pica.

Në një dialog të shkurtër me Melania Trump, e cila shoqëronte presidentin amerikan në Vatikan, papa Françesku e pyeti “çfarë i jepni për të ngrënë presidentit? A i jepni potica?”.

Zonja e Parë me origjinë sllovene, konfirmoi pa hezitim “po, i jap potica!”.

Një bisedë me përmbajtje kulinare, që u konfirmua disa orë më vonë nga Shtëpia e Bardhë.

Sepse për shtypin italian dhe ndërkombëtar ishte shpejt për të riprodhuar këtë frazë të shkurtër thënë me zë të ulët duke u dukur si  pica në italisht, deri në korrigjimin nga një gazetar i Vatikanit shumë i informuar për gjuhën sllovene.

Ky i fundit theksoi se bashkëshorti i mbesës së papës është një argjentinas me origjinë sllovene.

Papa është njohës i mirë i kësaj ëmbëlsire dhe pyet rregullisht për popullaritetin e saj kur pret vizitorë nga Sllovenia.

Potica është një ëmbëlsirë role e shërbyer me krem.

 

Të fundit