Flash News

KRYESORE

Pyetja e parë e Adi Krastës për Ditmir Bushatin: Çfarë ndodhi në Brazil?

Pyetja e parë e Adi Krastës për Ditmir Bushatin:

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është i ftuar në emisionin ‘A’ në News 24 dhe pyetja e parë që gazetari Adi Krasta i drejtoi lidhej me Brazilin.

“Zoti ministër, çfarë ka ndodhur në Brazil?”, pyeti Krasta duke kapur të papërgatitur Bushatin. “Në Brazil është zgjedhur presidenti i ri”, u përgjigj Bushati në mënyrë diplomatike.

Por Krasta vijoi të institonte me pyetje në këtë çështje, duke patur parasysh pretendimet për një skandal seksual ku raportohet (asnjëherë e konfirmuar) se është përfshirë ministri Bushati.

“Kam qenë në vizitë në Brazil dhe në vende të tjera të Amerikës së Jugut. Është një histori e sajuar gjashtë muaj pasi ka ndodhur vizita në të vërtetë, në të cilën si gjithmonë, doktori (Sali Berisha) ka qenë megafoni kryesor”, u shpreh Bushati.

Të fundit