Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Pyetja që kapi në befasi kryebashkiakun: Je mjeshtër i manipulimit dhe ‘PR’, po të ishte qytetar i thjeshtë, a do i besoje Erion Veliajt?
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ftuar sot në “Forumet e UET”, ku në mesin e shumë pyetjeve nga studentë dhe pedagogë, njëra prej tyre e ka kapur në befasi.
"Jeni shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Ju jeni njohës shumë i mirë i inteligjencës emocionale, përdorni shumë mirë ligjërimin, jeni një manipulator i paparë, do të ishte shumë naive nga ana ime si pegagoge e komunikimit që t’ju kapja mat, pyetja ime është; Nëse ju do të ishit një qytetar i thjeshtë i Tiranës, a do ta besonit Erion Veliajn?",- ishte pyetja për kryebashkiakun e Tiranës.
Përgjigjja e Veliajt? Ashtu siç një mjeshtër i ‘PR’ do të përgjigjej në të tilla situata.
“Unë do zgjidhja të mos kaloja një jetë plot me dyshime. Unë nëse do të kisha Veliajn përballë do ta sfidoja, do mendoja se do ta bëja më mirë se ai. Do të angazhohesha dhe do propozoja në mënyrë konstante ide më të mirë se të atij. Unë takoj shumë njerëz që thonë ti s’je i vërtet, mirë, dakord, zgjidhja e secilit ta besoj. Unë jam ky që jam dhe e bëj me shumë pasion këtë punë, çohem si lugat sepse është gjëja që më eksiton më shumë, troç muhabeti, të shkoj dhe të merrem me këtë qytet. Më duket pak e gjitha, në sensin e mirë të fjalës, si një lojë që të mban gjithnjë kurioz, gjithnjë në maj të gishtave, në adrenalinë, besoj se jam fatlum se kam punën më të bukur në qytet. Unë jam ky që jam. Nëse do të kisha Erionin përballë do të thosha, tani, unë do të kaloj gjithë jetën duke dyshuar këtë tipin, duke qenë gjithnjë cinik me të, apo do të gjeja një jetë timen si unë mund të kontribuoj dhe si ta mund këtë tipin. Kjo është sfida ime për ty”, u përgjigj Veliaj.