Flash News

KRYESORE

Qafë - Thanë, arrestohen maqedonasit, trafikuan 4 pako me kanabis

Qafë - Thanë, arrestohen maqedonasit, trafikuan 4 pako me kanabis

Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Sekuestrohen 4 pako me peshë 1 Kg e 150 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë një shtetas maqedonas dhe bashkëpunëtorja e dyshuar e tij, pasi në valixhen personale ky i  fundit, posedonte sasinë e dyshuar të drogës. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në vijim të punës së tyre kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Metodi Maraichkov, 40 vjeç si edhe

Ljubica  Zucovikj, 40 vjeçe, të dy banues në Maqedoni.

Më datë 11.09.2017, shtetasit e mësipërm, janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, si pasagjerë të një mjeti tip autobus  me targa GV945BM, i cili kishte si destinacion Maqedoninë. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë Kufitare, kanë ushtruar në valixhen personale të shtetasit Metodi Maraichkov,  i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e  provës materiale : 4 pako me peshë 1 Kg e 150 gram lëndë narkotike  e dyshuar si Cannabis Sativa. Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2  i Kodit Penal.

Të fundit