Flash News

KRYESORE

Qan kaq shumë në publik, Justin Bieber nuk është i lumtur

Qan kaq shumë në publik, Justin Bieber nuk është i lumtur

Edhe pse është martuar me modelen bukuroshe Hailey, duket se Justin Bieber nuk është i lumtur. Ai vazhdimisht kapet nga paparacët teksa qan. Herën e fundit ai u pa duke qarë krah Haileyt teksa frekuentonin një lokal në Florida.

Një burim për 'People' është shprehur se:

“Justin ka ditët e tij të mira dhe të këqija si të gjithë të tjerët. Ai e di se ai është i bekuar, por ka ditë kur ndihet i zbrazët dhe i hutuar.Ai mendon se i mungon diçka nga jeta e tij që nuk mund të blihet. Është një ndjenjë e humbur lumturie. Ai është shumë mirënjohës për jetën e tij të mahnitshme dhe sidomos për Hailey-n. Për të është e vështirë t’i gëzohet gjithçkaje dhe të ndihet i lumtur, ai ka qenë në trajtim për këtë."

Të fundit