Flash News

KRYESORE

Qarkorja ndaj mediave, reagon Qendra për Lirinë e Shtypit: Basha po sillet si Rama

Qarkorja ndaj mediave, reagon Qendra për Lirinë e Shtypit: Basha po

Këshilltarja ligjore e Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Flutura Kusari i bën thirrje PD të mos sillet si qeveria ndaj mediave. E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ajo sqaroi se qarkoren e PD e lexon si thirrje për bojkotim te mediave.

“E kemi përcjellë çështjen e qarkores. Është diskutuar në PD dhe e shohim si thirrje për bojkot ndaj mediave që janë kritike ndaj PD, ndoshta dhe jo profesionale. U alarmuam. Presim që PD të mos veprojë njëjtë si PS”, deklaroi Kusari.

Perballe saj, ish-deputetja e PD, Albana Vokshi la te kuptohet se qarkoja qe u publikua fillimisht nga gazeta Mapo, nuk eshte e vertete. "Kam habitur kur kam parë këtë reagim të 'Reporters Without Borders'. Standardet profesionale duhet të jenë ato që pasqyrojnë realitetin. Nuk mundet asnjë organizatë të vërë në gojën e kryetarit të PD-së diçka që nuk ekziston", sqaroi ajo.

Në qarkore, ngrihej alarmin se qeveria tashmë ka kapur tre televizionet kombëtare, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus se ajo po krijon media të reja online, se po blen gazetarë dhe po konverton ish mbështetës të opozitës në favor të saj.

https://www.youtube.com/watch?v=iRiNRxyWsSA

Të fundit