Flash News

KRYESORE

Qarkullonte me armë, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari (EMRI)

Qarkullonte me armë, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

Ditën e sotme  në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri,  nga shërbimet e Forcave të Posaçme Shqiponja, u arrestua në flagrancë shtetasi Leonard Gjergji,  24 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas u arrestua, pasi  gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë,  në automjetin tip "Jeep", që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur,  në sediljen e pasme, në çantën personale   iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, tip TT.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit",  parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Të fundit