Flash News

KRYESORE

Qarkullonte me armë në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari me “Porsche”. Detaje nga policia

Qarkullonte me armë në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari me

Një 31-vjeçar ka rënë sot në prangat e polciisë pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit  "Skuadra Shigjeta" u sekuestrua arma e zjarrit Pistoletë me 14 copë fishekë.

Ndërkohë që është bërë arrestimi i shtetasit:

- B. H, 31 vjeç, në Tropojë.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën "Bardhyl" nga Skuadra Shigjeta rreth orës 14:30, në automjetin tip Porsche Panamera, me të cilin ky shtetas po lëvizte është gjetur një armë zjarri pistoletë e markës “Glock”, me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë kalibër 9 mm.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale :

- Automjeti i markës Porsche Panamera.

- Pistoletë e markës “Glock”me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishek kalibër 9 mm.

- 2105 (dymijë e njëqind e pesë) euro.

- 55.500 lekë të reja.

- Një telefon i markës Blackberry.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.

 

Të fundit