Flash News

KRYESORE

Qarkullonte me armë në qytet, ‘Blic’ vë në pranga 35 vjeçarin

Qarkullonte me armë në qytet, ‘Blic’ vë në

Operacioni i koduar ‘Blic’ Ka vënë në pranga një 35 vjeçar nga Fieri. Shtetasi A.Xh qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës falë edhe ndihmës së qytetarëve, arriti të kapte autorin në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë.

Sipas informacioneve të policisë, gjatë kontrolli fizik 35-vjeçarit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 4 fishekë.

“Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit arrestoi në flagrancë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier”, njofton policia e Vlorës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit