Flash News

KRYESORE

Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 39-vjeçari

Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 39-vjeçari

Gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugë të ndryshme të qytetit të Lushnjes, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.Xh., 39 vjeç, banues në Lushnje.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen "Karbunarë e Madhe" Lushnje, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, në çantën e tij të dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pa leje, 1 krehër, 14 fishekë pistolete dhe 4 fishekë arme gjahu.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale.

Të fundit