Flash News

KRYESORE

Qarkullonte me automatik nëpër qytet, arrestohet vlonjati te "ish-Shtëpia e Oficerëve”

Qarkullonte me automatik nëpër qytet, arrestohet vlonjati te

Policia ka mundur të arrestojë një person, pasi u kap me armë zjarri tip automatik.

Sipas policisë, 36-vjeçari E.R nga Vlora u kap pranë vendit të quajtur "Ish-Shtëpia e Oficerëve" me një automatik.

“Në kuadër të planit të masave për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi në lagjen "28 Nëntori" në rrugën pranë vendit të quajtur "Ish-Shtëpia e Oficerëve", ku në momentin e kapjes në flagrancë, E. R ka hedhur në tokë një armë zjarri tip Automatik model 56, të cilën e posedonte pa leje.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

- 1 armë zjarri automatik model 56,

- 1 krehër i mbushur me 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilin e mbante pa leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal”, sqaron policia.

Të fundit