Flash News

KRYESORE

“Qartë dhe bukur”,  Rama sjell opinionin e Ema Andreas për Teatrin Kombëtar

Kryeministri Rama vijon me publikimet në rrjetet sociale të qëndrimeve të artistëve që janë pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Ditën e sotme ai ka publikuar opinionin e artistes Ema Andrea, ndërsa shkruan se ajo shprehet pro të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

 

Postimi i plotë:

Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar

EMA ANDREA:

Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?

Të fundit