Flash News

KRYESORE

Që dje mbi vinç te Diga e Liqenit, zbret sot çifti. Saraçi: Më persekuton kunata ime!

Që dje mbi vinç te Diga e Liqenit, zbret sot çifti.

Prej mbrëmjes së djeshme një çift ka qëndruar mbi vinç te Diga e Liqenit, duke kërcënaur se do të hidhen nëse nuk do të zgjidhet problemi i tyre.

Fatmir dhe Teuta Saraçi tentuan vetëvrasjen për të dytën herë, pasi janë nxerrë në rrugë nga kunata e tyre, ndërsa policia sipas tyre ka qëndruar indiferente pas kërkesës së tyre.

Në një lidhje për Report TV, Teuta Saraçi është shprehur, “Problemi im është se është e dyta herë që kam hipur në vinç, mua më është plotësuar vetëm njëra kërkesë. Teuta Saraçi, ish e persekutuar, më persekuton kunata ime Alba Saraçi dhe më ka nxjerrë nga shtëpia. Ajo ka bërë një urdhër mbrojtje për burrin tim.

Para 4 ditësh kemi debatuar se unë plaçkat e shtëpisë i kam blerë me kredi bankare dhe ajo donte të më hidhte plaçkat jashtë shtëpisë dhe ajo shkoi në polici dhe i dhanë urdhër mbrojtje. Nuk kam besim tek asnjëri sepse asnjë nuk e ndihmoi familjen time. Asnjë nuk ka bërë asgjë, bashkia s’ka bërë asgjë, s’ka ardhur asnjëherë, kemi 1 vit pa drita, sepse ajo Alba kishte një konsum të lartë dhe iku për në Itali dhe i la pa paguar”.

Të fundit