Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
“Që të bini rehat se më doli goja mbrapa”, Ana Lika flet njëherë e mirë për operacionet plastike
Aktorja Ana Lika është komentuar shpesh herë për ndërhyrjet estetike që ka bërë në fytyrë. Faqja në Instagram “Vipat e Bllokut”, shpesh herë e ka postuar foto të aktores duke e akuzuar për ndërhyrje.
Ndërkohë nga ana e saj, Ana e ka pranuar në studio dhe emisione të ndryshme që ka bërë buzët dhe ka rregulluar hundën.
‘Vipat e Bllokut’ ka postuar sërish një foto të Anës si ka qenë më parë dhe si është tani dhe Ana ju ka komentuar duke thënë që janë të vetmet ndërhyrje që ka bërë dhe që nuk e ka problem ta pranojë nëse do kishte bërë diçka tjetër.
“Atëherë, që të bini rehat se më shkoi goja mbrapa duke thënë në çdo vend që kam bërë buzët dhe hundën dhe asgjë tjetër (sepse po të kisha bërë diçka tjetër, ashtu siç nuk e kam pasur për turp e siklet të tregoj këto të dyja do të kisha treguar edhe gjëra të tjera). Tani, nëse të evidentosh vetullat hyn tek operacionet, më thoni se nuk e dija… Se këtë doja ta mbaja të fshehtë, po shumë budallaqe… Unë e kam hedhur edhe në Instagramin tim personal pasi i kam bërë. Kurse përsa u përket lenteve e keni shumë gabim se i kam vetë sytë blu si në gri me pak xixa”, komenton Anna.