Flash News

KRYESORE

Qëllohen me armë punonjësit e OSHEE-së në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës pasditën e sotme. Punonjësit e OSHEE janë qëlluar me armë nga një abontent.

Grupi i punës së OSHEE të Drejtorisë Rajonale Durrës do të kryenin kontrollin në banesën e shtetasit me inicialet D.K por ky i fundir ka kundërshtuar madje ka qëlluar me armë zjarri.

Fatmirësisht nga plumbat nuk pati të lënduar, ndërkohë që autori është ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit, çifte.

 

 

 

Të fundit