Flash News

KRYESORE

Qëllohet me armë 21-vjeçari në Shkodër, i dyshuar truproja i lokalit (EMRAT)

Qëllohet me armë 21-vjeçari në Shkodër, i dyshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 3:30  në një lokal natë në fshatin Beltore që ndodhet në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Si pasojë e një konflikt, i cili vijoi dhe jashtë ambienteve të lokalit, mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 21 vjeçari Edmir Nilaj.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Shkodrës.

Policia ka zbardhur detaje të reja rreth ngjarjes dhe njofton se autori u dyshuar është Admir Dekovi, truproja i lokalit.

Sipas të dhënave nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të momentit mes të lënduarit dhe autorit, i cili është shpallur në kërkim nga policia. 

Të fundit