Flash News

KRYESORE

Qëllohet me armë zjarri një 63 vjeçar në Laç

Qëllohet me armë zjarri një 63 vjeçar në Laç

Mesditën e sotme një person është qëlluar me armë zjarri në Kurbin. Mësohet se i plagosuri është shtetasi me inicialet N.K i moshës 63-vjecare.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Laçit me urgjencë dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohe qe policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idenfikimin dhe kapjen e autorit.

Informacion paraprak

Me datë 17.08.2017, është njoftuar Salla e Komandimit Kurbin, se në urgjencën e spitalit Laç, është dërguar i plagosur me armë zjarri një shtetas.

Menjëherë është formuar grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar, se i plagosur ka mbetur shtetasi N.K. 63 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Të fundit