Flash News

KRYESORE

Qëllohet më armë zjarri një person pranë repartit ushtarak

Qëllohet më armë zjarri një person pranë repartit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur pranë repartit ushtarak, ku një person me inicialet Xh.D ka bërë kallëzim në polici, duke thënë se ai është gjuajtur me armë zjarri në hyrje të repartit.

Sipas informacionit paraprak nga burimet e policisë së Komisariatit numër 6 në Tiranë, më datë 03.08.2017, në numrin 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi Xh.D., i cili pretendon se në hyrje të Repartit ushtarak, i kanë gjuajtur me armë.

Mësohet se ai nuk është dëmtuar. Janë dërguar shërbimet, punohet për sqarimin e rrethanave. Panorama

Të fundit