Flash News

KRYESORE

Qëllohet me armë zjarri, vdes reperi i njohur amerikan

Qëllohet për vdekje me armë zjarri reperi i njohur amerikan, Smoke Dawg.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e kaluar kur, artisti u qëllua me disa plumba pranë klubit “Cube” në rrugët “Queen West” dhe “Peter Street” në Toronto të Kandasë.

Mediat lokale kanë konfirmuar se në spital kanë mbërritur dy persona, reperi i cili nuk arriti tu mbijetojë plagëve, si dhe një vajzë, e cila është jashtë rrezikut.

Pas lajmit të trishtë, kanë reaguar shumë artistë, mes tyre edhe këngëtari Drake.

“Të gjitha këto dhurata dhe shpirtrat e bekuar dhe dritat e brendshme duke u shuar kohët e fundit është shkatërruese”, shkroi ai në Instagram.

Pak ditë më parë, Smoke Dawg kishte publikuar këngën “Fountain Freestyle” . Ai njihet edhe për këngët “Snow”, “Trap House” etj.

Të fundit