Flash News

KRYESORE

Qëllohet me breshëri plumbash banesa e gazetares Klodiana Lala, dalin pamjet e para

Dalin pamjet e para nga banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala, e cila u sulmua me breshëri plumbash gjatë natës në të gdhirë dita sotme.

Si pasojë e të shtënave, rreth 10 plumba kallashnikovi fatmirësisht nuk pati të lënduar. Mësohet se në banesë ndodheshin dy fëmijët e gazetares, prindërit, vëllai e motra, si dhe dy të afërm të tjerë, ndërsa vetë Klodiana nuk ndodhej e pranishme.

Në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” në Tiranë. News 24 publikon pamjet e para të banesës, e cila duket qartë e qëlluar me plumba, ndërsa disa prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në brendësi të mureve.

Të fundit