Flash News

KRYESORE

Qëllohet me breshëri plumbash fuoristrada, policia gjen brenda njolla gjaku

Qëllohet me breshëri plumbash fuoristrada, policia gjen brenda njolla

Një automjet tip fuoristradë është gjetur e braktisur në një fshat të Shkodrës, e qëlluar me breshëri plumbash. Brenda makinës, po ashtu janë gjetur edhe njolla gjaku, duke lënë në nënkuptohet se një person është qëlluar me armë zjarri.

Sipas ‘news 24’, ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në fshatin Shtoj i Vogël, pranë shinave të trenit, ndërsa deri tani në Spitalin e Shkodrës nuk ka shkuar për ndihmë mjekësore asnjë person i plagosur me armë.

Deri tani, policia ka shoqëruar një numër të madh personash, banorë të zonës dhe persona të cilësuar si problematikë. Mes personave të dyshuar është Artan Koçekun, i shpallur në kërkim prej vitit të shkuar për vrasjen e Angjelin Shkambit.

Po ashtu, makina qarkullonte me targa të vjedhura dhe të mbivendosura, çka e vështirëson edhe më shumë punën e policisë për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit