Flash News

KRYESORE

Qëllohet me thikë kryebashkiaku gjerman Andreas Hollstein. Merkel: Jam e zemëruar

Qëllohet me thikë kryebashkiaku gjerman Andreas Hollstein. Merkel: Jam

 Kryebashkiaku konservator i Altena në Gjermaninë Londore, Andreas Hollstein,  u ther në qafë teksa ishte në një dyqan ditën e sotme.

Dyshohet se sulmi ndaj kryebashkiakut gjerman ka ndodhur për shkak të politikave të tij liberale të emigracionit. Në qytetin që ai drejton janë pranuar më shumë emigrantë se kuotat e lejuara.

“Autoritetet e sigurisë besojnë se ka pasur një motiv politik”, tha kryeministri i Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet.

Angela Merkel e dënoi sulmin e saj me anë të një postimi në Twitter.

“Jam e zemëruar për shkak të sulmit me thikë ndaj kryebashkiakut Andreas Hollstein, por njëkohësisht e çliruar që ai është bashkuar me familjen e tij, falë edhe atyre që e ndihmuan”, u shpreh Merkel pas ngjarjes.

 

 

Të fundit