Flash News

KRYESORE

Qëllohet me thikë një 20-vjeçar në Shkodër, në kërkim autori

Qëllohet me thikë një 20-vjeçar në Shkodër,

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë” në qytetin e Shkodrës.

I plagosuri me inicialet N.P është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Kurse autori, një 27-vjeçar, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

“Më datë 03.12.2018, rreth orës 15:45, pranë shkollës Pyjore, në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi N. P., rreth 20 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjt, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin F. P, 27 vjeç, banues në Shkodër dhe po punohet për kapjen e tij Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit